• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

REL: Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

06/02/2022
in Aktualitet
0
REL: Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

KOSOVË- Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor. Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave. E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë. Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan. Brenda ditësh, projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Më 27 janar, ky projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”,konfirmon për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ankesat e bizneseve për barriera

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend, ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian. Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve “Solid” nga Kosova paguan afër 80 euro, thotë Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanisë.

“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”,thotë ai.

Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit. Ky sistem thuhet se “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”. Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë. Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera.

Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë. Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar. Por, shumë herë nuk kanë gjetur zbatim. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.

“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve. Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato. Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh. Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende.

Marrë nga REL

Tags: albanewsbariera doganoreReishqiperi-kosove
Previous Post

20 qytetet më të rrezikshme në botë

Next Post

Amulli te Tatimet; A është ndërprerë fiskalizimi falas në SelfCare për të vetëpunësuarit e vetëm?

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Amulli te Tatimet; A është ndërprerë fiskalizimi falas në SelfCare për të vetëpunësuarit e vetëm?

Amulli te Tatimet; A është ndërprerë fiskalizimi falas në SelfCare për të vetëpunësuarit e vetëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.