Vlorë- Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e djshme në autostradën Vlorë-Fier. Një 20-vjeçar, pasagjer në një nga mjetet që mbeti i plagosur dje, ka ndërruar jetë në spital. Policia e Vlorës deklaron se ka humbur jetën një 20-vjeçar që mbeti i plagosur, teksa janë arrestuar dy shoferët.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.