Reperi i njohur, ASAP Rocky sapo e konfirmoi lidhjen e tij me Rihanna-n. Ai foli për herë të parë në një intervistë për GQ, ku e quajti Riahanna-n, zonjën e tij dhe dashurinë e jetës. Ky ishte momenti shumëpritur nga fansat e tyre.
ASAP Rocky nuk dha shumë detaje, përveçse u shpreh se nuk ishte ndjerë ndonjëherë më mirë se kaq, pasi kishte gjetur të duhurën.
Gjithashtu ai foli edhe për dëshirën e madhe për t’u bërë baba një ditë.
Çifti kaloi pushimet së bashku, dhe një burim për Entertainment Tonight tha:
“Kalimi i Krishtlindjeve së bashku ishte një hap që e qartësoi marrëdhënien midis Rihanna-s dhe A$AP. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për aq kohë sa janë dhe miq dhe në një mjedis pune, gjë që e bën kaq të lehtë për ta të shkojnë mirë, të udhëtojnë së bashku dhe të përfshihen në jetën e njëri-tjetrit në mënyrë të plotë. Ata gjithmonë kalojnë një kohë kaq të mirë së bashku dhe padyshim që duken të dashuruar.”