Tiranë- Vijojnë replikat mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama për diskutimin e situatës në vend pas përmbytjeve të shkaktuara ditët e fundit.
Basha në reagimin e tij bën me dije se në kohën kur mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.
“Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre”, shkruan Basha në Twitter.