Qarku i Korçës është përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës. Rreshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë. Rreshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës.
Policia u bën apel drejtuesve të mejteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren. Aksi më problematik është Korçë-Pogradec-Qafthanë.