Lezhë- Reshjet e shumta të shiut në Lezhë kanë shkaktuar shëmbje dherash në disa zona si; Torovici, Balldre, në lagjen Varosh, në Rrëshen dhe në Fan.
Mësohet se ky fenomen rrezikon disa banesa të cilat gjenden pranë zonëve në fjalë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se pavarësisht situatës së rëndë për këto zona, lumi Drin është rikthyer në shtratin e tij.
Sipas raporteve, deri më tani nuk ka shtim të sipërfaqeve të përmbytura, ndërsa rrezik mbetet rrëshqitja e dherave. Gjatë gjithë natës ne Lezhe, forcat e ushtrisë kane ndenjur në gatishmëri duke qenë se situata parashikohej të agravohej.