Një marrëveshje për të paguar më pak për vaksinën e Pfizer Covid-19 krahasuar me Shtetet e Bashkuara është arritur nga Komisioni Europian.
Reuters raporton se ditën e sotme Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës.
Vaksina eksperimentale, e zhvilluar nga Pfizer në bashkëpunim me gjermanin BioNTech është pionier në një luftë globale për prodhimin e vaksinave, me të dhëna provizore të lëshuara, që tregojnë se ishte më shumë se 90% efektive në mbrojtjen e njerëzve.
Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milion vaksina tani dhe të kenë mundësi të blejnë 100 milion të tjerë më vonë.
BE do të paguajë më pak se 19.50 dollarë për vaksinë, i tha Reuters një zyrtar i lartë i BE i cili foli me prodhuesit e vaksinave, duke shtuar se çmimi pjesërisht pasqyron mbështetjen financiare nga BE dhe Gjermania për zhvillim.
BioNTech njoftoi këtë javë se madhësia e porosisë do të ndikojë në çmimin për dozë në botën e zhvilluar, duke shtuar se do të ndryshojë çmimet midis vendeve ose rajoneve për vaksinën e mundshme.