• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Reuters zbulon dokumentin/ COVAX rrezikon dështimin, vendet e varfra marrin vaksinën në 2024

17/12/2020
in Botë
0
Reuters zbulon dokumentin/ COVAX rrezikon dështimin, vendet e varfra marrin vaksinën në 2024

Skema globale për të shpërndarë vaksinat COVID-19 në vendet e varfra përballet me një rrezik “shumë të lartë” dështimi, duke i lënë potencialisht miliarda njerëz pa qasje te vaksina deri në fund të vitit 2024.
Lajmin e publikon agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters që citon dokumente të brendshme të OBSH-së.

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, është skema kryesore globale për të vaksinuar njerëzit e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme. Ai synon të japë të paktën 2 miliardë doza vaksinash deri në fund të vitit 2021 për të mbuluar 20% të njerëzve më të rrezikuar në 91 vende të varfra dhe me të ardhura të mesme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Por dokumentet e brendshme që Reuters ka parë thonë se programi po vuan nga mungesa e fondeve, rreziqet e furnizimit dhe rregullimet komplekse të kontratave të cilat mund ta bëjnë të pamundur arritjen e qëllimeve të tij.

“Rreziku i një dështimi për COVAX është shumë i lartë”, – thotë një raport i brendshëm për bordin e “Gavi”, një aleancë e qeverive, kompanive të barnave, organizatave bamirëse dhe organizatave ndërkombëtare që rregullon fushatat globale të vaksinimit. “Gavi” bashkë-udhëheq COVAX-in së bashku me OBSH-në.

“Dështimi i COVAX mund të lërë njerëzit në vendet e varfra pa një qasje në vaksinat COVID-19 deri në vitin 2024”, – thotë një nga dokumentet që vijon: “Rreziku i dështimit është mjaft i lartë sepse skema u krijua kaq shpejt, duke operuar në “territor të pashkelur më parë”.

Në një memo të 25 nëntorit të përfshirë në dokumentet e paraqitura në bordin e Gavi thuhet se rreziku më i madh për programin COVAX ishte nga klauzolat në kontratat e furnizimit që u lejojnë vendeve të mos blejnë vaksina të rezervuara përmes këtij programi.

I pyetur në lidhje me dokumentet, një zëdhënës i Gavi tha se bordi mbetet i sigurt se mund të arrijë qëllimet e tij.

“Do të ishte e papërgjegjshme të mos vlerësohen rreziqet e natyrshme për një ndërmarrje kaq masive dhe komplekse dhe të ndërtohen politika dhe instrumente për të zbutur ato rreziqe,” shtoi ai.

Vetë OBSH-ja nuk iu përgjigj një kërkese nga Reuters për të bërë komente.

Planet e COVAX mbështeten te vaksinat e lira që deri tani ende nuk kanë marrë aprovim. Siç dihet më përpara janë vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologji të re dhe të shtrenjtë.

Vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për përdorim emergjent në disa vende dhe ka filluar aplikimin në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe vaksina Moderna pritet të miratohet në mënyrë të ngjashme së shpejti.

COVAX deri tani ka arritur marrëveshje furnizimi jo-detyruese me AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total prej 400 milion dozash, me mundësinë për të porositur disa qindra milion doza shtesë. Por të tre kompanitë janë përballur me vonesa në marrjen e aprovimit dhe që mund të shtyhen deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 ose më vonë. Kjo mund të rrisë nevojat financiare të COVAX. Supozohet që COVAX të marrë një vaksinë me një kosto mesatare prej 5.20 dollarë për dozë.

Vaksinat e Pfizer kushtojnë rreth 18.40 – 19.50 dollarë për dozë, ndërsa Moderna kushton 25 – 37 dollarë për dozë. COVAX nuk ka marrëveshje furnizimi me asnjërën nga këto firma. Një zyrtar i lartë i OBSH-së tha se agjencia ishte në bisedime me Pfizer dhe Moderna për të përfshirë vaksinat e tyre edhe në vendet e varfra, ndoshta me një çmim më të ulët se ai i tregut. Vaksina të tjera janë duke u testuar në botë dhe COVAX po përpiqet që të firmosë kontrata edhe me to.

Vendet e pasura, të cilat kanë rezervuar shumicën e rezervave aktualisht të disponueshme të vaksinave COVID-19, po planifikojnë gjithashtu të dhurojnë disa doza vendeve të varfra, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo do të ndodhë përmes COVAX.

Shqipëria është bërë pjesë e grupit COVAX dhe në çdo dalje të zyrtarëve të qeverisë kjo thuhet me mburrje. Kryeministri Rama ka premtuar se vaksinimi në vendin tonë do të nisë brenda shkurtit 2021, por pa thënë se si do të sigurohet vaksina. Kjo mund të bëhet nëpërmjet dhuratave që mund të vijnë nëpërmjet BE e cila ka premtuar se do të ndihmojë fqinjët. 

Tags: covaxReutersshqiperiavendet e varfraviti 2024
Previous Post

Digjet kati i dytë i një vile, evakuohen banorët

Next Post

Faturat online me shtetin nga 1 janari, 335 biznese marrin certifikatën elektronike, procedura e aplikimit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Faturat online me shtetin nga 1 janari, 335 biznese marrin certifikatën elektronike, procedura e aplikimit

Faturat online me shtetin nga 1 janari, 335 biznese marrin certifikatën elektronike, procedura e aplikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.