FRANCË- Revista franceze satirike Charlie Hebdo ditën e sotme ka publikuar karikaturën e saj të re. Këtë herë “viktima” e saj e radhës është Profeti Muhamed së bashku me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Ergogan.
Në këtë kopertinë Revista Charlie Hebdo, ka zgjdhur që të ironizoi Presidentin turk pas deklaratëve të fundit që ai ka bërë në lidhje me karikatuarat e rezistës apo me fyeriet që i ka bërë homologut të tij francez.

Tensionet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kanë filluar, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Francë, ku një mësuesi iu pre koka nga një 19-vjeçar. Kjo pasi mësuesi foli për karikaturat e profetit Muhamed të publikuara pak vite më parë në kopertinën e revistës “Chalie Hebdo”. Pas saj presidenti Macron deklaroi se nuk do të hiqte dorë dhe ka shfaqur karikatuarat në disa ndërtesa qeveritare. Pas përplasjeve në distancë me homologun e tij, Franca vendosi që të hiqet ambasadorin nga Turqia. Ndërkohë presidenti Erdogan nuk ka ndaluar duke i qendruar deklaratës ofenduese për homologun e tij, ai ka vazhduar duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve franceze.