Gjatë një interviste në Top Channel, Rezart Taçi ka pranuar se është thirrur në prokurori për vrasjen e bankierit Artan Santo, jo si i akuzuar, por si person në dijeni.
“Në bankën e tij depozitonim shuma të ndryshme parash” – tregoi Taçi, por duke sqaruar se Santo nuk ishte i përfshirë në konfliktin mes tij dhe azerëve për 75 milionë dollarët me të cilat u ble ARMO.
Taçi tha se as azerët nuk e fajësonin Santon për lëvizjen e parave përmes bankës së tij.