Filipine- Më shumë se pesëdhjetë njerëz kanë humbur jetën pasi një avion ushtarak u rrëzua në periferitë e Filipineve. Avioni ushtarak i transporteve, Lockheed C-130 po transporte 96 persona, kryesisht ushtarë.
Ushtarët ishin dërguar nga qeveria filipine për të luftuar militantët islamikë të grupi Abu Sayyaf. Sipas deklarimit të Ministrisë së Mbrojtjes, të vdekurit janë kryesisht pjesë e personelit ushtarak por tre civilë në tokë u vranë gjithashtu.
Një zëdhënës nga Forcat e Armatosura të Filipineve tha në një intervistë që ata akoma po hetonin shkaqet e rrëzimit të avionit, dhe që ishte tepër herët për të dhënë informacione. Nga ana tjetër gjenerali i ushtrisë filipine, Edgard Arevalo, tha që nuk kishte shenja që avioni të ishte sulmuar nga forcat armike.
Për momentin qeveria filipine nuk ka treguar asnjë detaj mbi arsyete rrëzimit të aeroplanit apo situatës në vend pas rrëzimit të tij, por gazetarët e BBC-së kanë që ndodhen në vend kanë treguar që i gjithë vendi është në një gjendje “të shokuar”.