Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky, do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti u fotografua në New York këtë fundjavë dhe këto foto janë konfirmimi zyrtar që këngëtarja është në pritje të ëmbël. Rihanna kishte veshur një xhup të gjatë rozë, por barku i rrumbullakosur nuk mund të fshihej.
Në një nga fotot e ëmbla, të cilat janë shkrepur në qytetin e lindjes së ASAP Rocky, reperi puth në ballë nënën e ardhshme ndërsa janë duke bërë shëtitje në dëborë.
Në maj, ASAP Rocky foli publikisht për romancën e tij me Rihanna-n, madje e quajti “dashurinë e jetës”. Kur e pyetën si është të jesh në një lidhje, ai tha: “Shumë mirë. Shumë më mirë kur ke “të duhurën”. Unë mendoj se ti thjesht e di që ajo është e duhura.”