Sipas MeteoAlb mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.