Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në vend, duke gjeneruar herë pas herë reshje shiu e dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten prezente edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Ku herë pas here do kemi intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por rriten lehtë në orët e mesditës duke bërë që të luhaten nga -2 deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.