SHBA– Seriali “Seksi dhe qyteti” ka lajmëruar kthimin e tij me seri të reja, 20 vite pasi korri sukses të jashtëzakonshëm me debutimin e tij.
BBC shkruan se jeta e katër grave të Nju Jorkut që punonin dhe bashkë me punën alternonin marrëdhëniet e tyre, do të shfaqet sërish në ekran, por këtë herë me mungesa.
Gratë do të jenë vetëm tre, pasi Kim Cattrall, i cili luajti personazhin popullor Samantha, nuk do të shfaqet. Këtë herë, ndjekësit do të kenë mundësi të shohin vetëm Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis.
Stafi i filmit nuk ka dhënë asnjë sqarim për mungesën e Catrall por mendohet se shkaku janë tensionet e krijuara mes aktores dhe drejtuesve të këtij projekti.
Seriali i ri do të përbëhet nga 10 episode me nga gjysmë ore secili dhe do të fillojë në fund të pranverës.