• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Rimbursimi i kurës së COVID-19 skemë korruptive”, PD nxjerr dokumentin: Pacientët detyrohen të blejnë ilaçet vetëm tek 5 kompani

07/12/2020
in Politikë
0
“Rimbursimi i kurës së COVID-19 skemë korruptive”, PD nxjerr dokumentin: Pacientët detyrohen të blejnë ilaçet vetëm tek 5 kompani

Përmes një postimi në facebook, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive.

“Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht.” thekson Bardhi ndërsa shton se vendimi është bërë për një grusht kompanish farmaceutike, jo për qytetarët.

Postimi i plotë:

📌 Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive.

Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht.

Vendimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID nuk i shërben qytetarëve, por propagandës së Qeverisë dhe klientëve të saj. Shumë qytetarë do të vazhdojnë të marrin borxh për të paguar faturat e shtrenjta, që kushtojnë nga 500-1500 euro, sepse vendimi për rimbursimin nuk njeh recetat, që janë lëshuar përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP. Faktet provojnë se vendimi është bërë për një grusht kompanish farmaceutike, jo për qytetarët.

📌 Kushti që ilaçet rimbursohen vetëm kur (pasi) pacienti konfirmohet pozitiv nga ISHP, e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin. Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP. Kjo ndodh, sepse të gjithë e dinë, se po prite ISHP-në, je në rrezik për jetën, pasi ISHP-së i duhen 5-10 ditë për testin dhe përgjigjen. Vendimi I qeverisë nuk njeh si të rimbursueshme ilaçet e recetave përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP-ja. Është rasti për t’u dhënë zë qindra qytetarëve që ankohen se testet e ISHP-së dalin negative, ndërkohë që testet në privat apo skaneri konfirmon praninë e COVID 19.

📌 Skema e rimbursimit është e paprecedentë. Udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet. Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet e rimbursueshme, duke shkelur rëndë ligjin dhe duke provuar se halli i vetëm i kësaj qeverie është vjedhja edhe në kohë pandemie, janë klientët e saj, jo shëndeti i njerëzve. Nëse një i sëmurë me COVID 19 merr, psh. një vitaminë C apo D që nuk është prodhuar nga këto 5 kompani, qeveria nuk u rimburson asnjë ilaç, asnjë qindarkë.

Kujdesi për klinetët edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, të mbushur me humbje jete dhe vështirësi ekonomike është kriminale dhe papërgjegjshmëri. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë rimbursimin e plotë të ilaçeve anti-COVID. Për këtë nevojitet një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten dhe klientët e saj.

Tags: akuzacovid 19pacientet detyrohen ne vetem 5 kompani
Previous Post

Nga nesër fillon vaksinimi ndaj COVID-19 në Britaninë e Madhe, qytetarët do të pajisen me kartë specifike

Next Post

Mjekët e rinj, del data për provimin e licencës. Ja si do kryhet

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Mjekët e rinj, del data për provimin e licencës. Ja si do kryhet

Mjekët e rinj, del data për provimin e licencës. Ja si do kryhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.