• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rita Ora bashkëbisedim me Erion Veliajn. Kryebashkiaku: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

22/11/2020
in Showbiz, Sociale
0
Rita Ora bashkëbisedim me Erion Veliajn. Kryebashkiaku: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim online me këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora, në kuadër të nismës “Diaspora flet 2020”.

Rita Ora ka rrëfyer se mëngjesin e nis pa telefon dhe se i pëlqen shumë të konsumojë gjërat tradicionale të gatuara nga nëna e saj si specat apo hajvari. Po ajo nuk i kurseu fjalët për mbështetjen që ka marrë nga shqiptarët dhe se si ka ndikuar tek ajo kjo gjë.

“Nuk e prek telefonin për rreth 30 minuta deri në një orë. Të preferuat e mia janë speca me djathë, vezë në hajvar, apo edhe llokumet që gatuan mami im”, tregoi këngëtarja.

Nga ana e tij Kryebashkiaku Veliaj tha se se përzgjedhja e  Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.

 “Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”.  E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se koha ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

 “Ne ndonjëherë vuajmë pa qenë nevoja, nga reputacioni i të qenit një vend i izoluar gjatë komunizmit, thyerja e embargos për naftën gjatë luftës në Kosovë, dhe ndonjëherë njerëzit stresohen kur dëgjojnë më shumë kriza dhe më shumë probleme që i bëjnë të mos jenë të vëmendshëm. Kur ne shqiptarët ta fusim në kokë që duhet të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin, të inkurajojmë njëri-tjetrin, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.

Veliaj bëri të ditur se Tirana do të organizojë me mijëra evente ku të rinj nga e gjithë Evropa do të mund të vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

“Ne po planifikojmë mijëra evente dhe qindra-mijëra të rinj nga gjithë Evropa do të vijnë të na vizitojnë, sepse kështu funksionon. Kështu që, do të kemi mundësinë të kemi një sofër të madhe, ku të ulen të gjithë rreth tavolinës dhe të zbulojnë e të shohin, si dhe shumë gjëra që kanë dëgjuar si legjenda urbane për rajonin, unë mendoj që do shembin disa mendime kur të zbulojnë mikpritjen e mrekullueshme, motin, ushqimin, dashurinë për artin dhe kulturën, gëzimin e jetës, pak nga jeta e ëmbël italiane”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një nga sfidat më të mëdha është ndryshimi i mentalitetit. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat për të menduar dhe për t’u shprehur ndryshe. Unë di të bëj bulevarde të mëdha, pazare, kala dhe të mbjell pemë, por të ndryshosh këto 10 centimetra, të mendosh që ne jemi pjesë e një komuniteti, ne nuk mund të vandalizojmë, ne nuk mund të hedhim mbeturina, ne nuk mund të flasim keq për vendin dhe për njerëzit tanë dhe mendoj se të ndryshuarit e këtij mentaliteti është një projekt që nuk mbaron kurrë”, deklaroi ai, ndërsa e ftoi këngëtaren që të rikthehet në Tiranë me një tjetër koncert madhështor.

Rikujtojmë, se Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert. Po ashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku diva e muzikës pop, Rita shprehu gatishmërinë për t’i ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti.

Tags: albanewserion veliajrita ora
Previous Post

“Turqia e sheh veten pjesë të BE”/ Deklarata e Erdogan: Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron të favorizojmë dikë tjetër”

Next Post

Autoritetet greke kthejnë 20 punëtorë shqiptarë sezonalë, një prej tyre rezultoi pozitiv me Covid-19

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Next Post
Kakavije

Autoritetet greke kthejnë 20 punëtorë shqiptarë sezonalë, një prej tyre rezultoi pozitiv me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.