Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi janë bashkë prej më pak se një viti, por burimet thonë se shumë shpejt mund të kemi dasmë.
Këngëtarja udhëtoi për në Australi me të dashurin muajin e kaluar dhe miqtë pranë tyre thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.
“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun të hënën, duke shtuar se ndoshta martesa është një plan i afërt për çiftin. “Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë lidhur.”
Sipas burimeve, Rita ka filluar të bëjë bëjë plane për një ceremoni kaliforniane të shpejtë dhe më pas të bëjë një festë më të madhe në një datë të mëvonshme.