FRANCË– Sipas kanaleve televizive France 2 dhe TF1, Emmanuel Macroni mori midis 58 dhe 58.2 për qind të votave. Le Peni mori vetëm 41.8 deri në 42 për qind. Fitorja e Macronit mbi të gjitha duhet kuptuar si një humbje për Le Penin. Pas raundit të parë, shumë parti kërkuan ngritjen e një muri kundër së djathtës dhe që me votën për Macronin të pengohej Le Peni. Megjithë shfaqjen e theksuar të moderuar në fushatë, Le Peni vazhdon të mbrojë pozicione të ekstremit të djathtë. Macroni 44 vjeçar përfitoi përballë luftës së Ukrainës dhe nga një dëshirë për stabilitet. Megjithatë, shumë francezë janë të pakënaqur me mandatin e parë të Macronit dhe mendojnë se stili i tij politik është arrogant.
itorja e Macronit në zgjedhje pritet të jetë lehtësim i madh për Gjermaninë dhe Evropën, edhe nëse liberali karizmatik është larg të qenit partneri ideal kudo. Kundërshtarja e tij donte të distancohej nga bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë që vazhdon prej dekadash. Nacionalistja euroskeptike Le Pen synonte gjithashtu të pakësonte ndikimin e Bashkimit Evropian në Francë. Ajo mund të kishte frenuar, për interesa personale, shumë projekte në Bruksel.
Së fundi, afërsia e saj me Vladimir Putinin, kreun e Kremlinit, ngjalli frikën se fronti i fortë proukrainas i Perëndimit mund të shpërbëhej nën Le Penin.