Boksieri i njohur Robin Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë me bukuroshen Marigona. Po ceremonia e martesës paska pasur për të dy edhe një surprizë shumë të bukur. Marigona është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë. Me këtë rast, çifti kishte vendosur që gjininë e fëmijës së tyre të parë ta zbulonin pikërisht në ditën kur edhe do të lidhnin kurorë.
Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time!
Ti bëre që dashuria ta mposhtë krenarinë.
Faleminderit që ekziston dhe që nga tani ti je bashkëshortja ime.
Në mesazh, Robini falënderon të gjithë miqtë dhe të afërmit që u bënë pjesë e festës dhe gëzimit të tij të madh.