Tirana ‘hajmalia’ e italianëve. Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në ‘Air Albania’ duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për ekipet e futbollit italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke ‘iu falur’ Nikolo Zaniolo i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Nicolo Zaniolo, talenti “azzurr” i cili i solli fitoren Romës, nuk e fsheh gëzimin për këtë sukses të madh, duke e konsideruar një ëndërr e bërë realitet.
“Të shijojmë këtë moment, sot realizova një ëndërr që kur isha fëmijë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, falënderojë shumë tifozët, është e gjitha për ta. Jemi një skuadër e fortë, mbase as ne vete nuk e dimë se sa të fortë jemi”, u shpreh ndër të tjera Zaniolo për “Sky Sport”.
Roma, 31 vjet pas finales së saj të fundit europiane, triumfon në Tiranë, duke fituar Konferencën e Ligës, në edicionin e parë të saj, duke mundur në finale Feyenoord 1-0. Goli i fitores i verdhekuqve u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.