Aktorja e njohur, Adriana Matoshi pak ditë më parë zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Nëna e katër fëmijëve në një intervistë për “Prive”, tha se ndihet shumë mirë në krah të futbollistit 19 vite më të ri dhe se nuk i interesojnë paragjykimet e njerëzve se është lidhur me një njeri me ngjyrë.
Dhe tani çifti kanë filluar të publikojnë video krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ishte 21-vjeçari i cili ndau me ndjekësit një video duke ecur për dore me aktoren në Valbonë.
“Kaluam një kohë të bukur së bashku në Valbonë. Arjola Demiri faleminderit që na mirëprite. Shpresojmë të vizitojmë sërish së shpejti,”- shkroi futbollisti krahas pamjeve.