Dy përkthyes afganë që kanë punuar për amerikanët dhe që tashmë janë ende të bllokuar në Afganistan kanë shpjeguar frikën për jetën e tyre nën sundimin taleban.
Jay dhe Marwa kanë punuar me trupat e huaja dhe agjencitë e ndihmës qeveritare.
“Unë jam akoma në shok. Shoku i humbjes së gjithçkaje. Unë nuk po jetoj më. Unë nuk kisha një plan për të marrë një vizë ose për të dalë jashtë. Kisha planifikuar të qëndroja këtu në vendin tim për të punuar për njerëzit e mi” – tha Marwa për BBC.
Marwa shtoi se një nga ish-kolegët e saj u vra 2 muaj më parë dhe u paralajmërua nga kolegët se gjërat po përkeqësoheshin.
“Unë kisha këtë pasion për të qëndruar këtu dhe tani shoh se sa mizorë janë talebanët” – shtoi ajo.
“Talibanët kanë kontrolluar shtëpinë time, më kanë dërguar mesazhe, më kanë thënë se unë jam udhëheqësi i armiqve të talebanëve,” tha Jay.
“Ata më kanë marrë shtëpinë. Nuk do të shkoj përsëri atje, por nuk është e mjaftueshme për ta. Ata po kërkojnë jetën time dhe jetën e familjes sime dhe kjo është pikërisht ajo që ata do të bëjnë me çdo aleat të forcat ndërkombëtare” – tha ai.