Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës kanë shkaktuar, problematika në disa zona të vendit. Në Durrës disa rrugë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë, ku për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur probleme në lëvizjen e makinave dhe të kalimtarëve. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para. Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.
Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu, ka sjellë përmbytje në disa rrugë në qytetin e Durrësit. Ka prani të madhe të ujit në rrugët pranë stadiumit, dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave.