KUKËS-Moti i keq në vend ka sjell probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.
Sipas njoftimit të Qarkut rrugët nacionale të gjitha janë të kalueshme normalisht dhe kontraktorët kanë punuar për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të tyre.
“Rrugët rurale në inventar të bashkive janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale. Vështirësi për qarkullim paraqet dhe rruga që lidh fshatin Turaj dhe Xhferaj me Nj.Ad Topojan,”-thuhet në njoftim