Sulmet ajrore izraelitë kanë shkatërruar laboratorin e vetëm të realizimit të testeve për Covid-19 në Gaza. Si pasojë e sulmeve është dëmtuar edhe zyra e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit. Shkalla e testeve për koronavirus në Gaza ka qenë ndër më të lartat në botë, me 28 %.
Rrethi i Gazës është sulmuar gjatë natës me rreth 30 sulme ajrore nga Izraeli, ndërsa nuk kanë munguar kundërpërgjigjet me raketa palestineze, shkruajnë mediat e huaja.