Në 3 muajt e parë të vitit 2022, Policia Rrugore në Tiranë ka vendosur 39,947 gjoba për parkime të gabuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Getian Mullai në komisiariatin dixhital vijnë shumë denoncime të qytetarëve për parkime të gabuara, ku bllokohen trotuaret apo hyrjet e pallateve.
Për të njëjtën periudhë kohore, 1 janar-31 mars 2022, janë vendosur 1,012 gjoba për parakalime të gabuara në zonat e banuara.about:blank
Për tejkalim të shpejtësisë po në zonat e banuara, janë ndëshkuar me masë administrative 3,490 drejtues mjetesh. Ndërsa, për mosrespektim të semaforit, janë vendosur 496 gjoba. Rastet e fundit të aksidenteve në vend, ka bërë që Policia Rrugore të shtojë kontrollet për t’i parandaluar ato.