VLORË– Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një familje prej 5 anëtarësh nga Kosova, e cila po udhëtonte me një skaf në zonë pas Karaburunit.
Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi u ka mbaruar karburanti dhe kishte rrezik mbytje të 5 personave në bord midis tyre dhe një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Skalom mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg policia kufitare ka gjetur familjen nga Kosova. Pesë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.