• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rrëzohet dekreti i Metës për taksat kombëtare/ Debatet në komisionin e ekonomisë

02/02/2021
in Politikë
0
Presidenti, Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua sot mbi Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11912, datë 11.1.2021, për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, e cila flet për heqjen e rentës minerare.

Në fundin e mbledhjes së Komisionit me 7 vota kundër u rrëzua dekreti i Presidentit të Republikës, duke i hapur kështu rrugë rivotimit në Kuvend të ligjit, i cili zhvesh nga taksat subjektet minerare.

DEBATET NË KOMISION:

Përfaqësuesi i presidencës Bledar Dervisha tha se ky vendim është marrë pa asnjë dakordësi më pushtetin vendor, edhe pse efektet e heqjes së taksës ndikojnë drejpërsëdrejti në buxhetet e bashkive. Dervishaj tha se heqja e taksës minerare duket të jetë një çështje klienteliste për tiu ardhur në ndihmë disa bizneseve të caktuara.

Presidenca: Taksa e rentës minierare, pushteti qëndror nuk mund të marrë vendime pa diskutuar me pushtetin vendor. Iniciativat të jenë të peshuara dhe jo të jenë çështje klienteliste për t’i ardhur në ndihmë subjekte apo biznese të caktuara. Komisioni ta shoh me kujdes dhe jo të jenë në dorë të koroparatave të mëdha.

Situata pandemike ka sjellë ndikime negative në secilën fushë. Kësaj nisme i mungon transparenca dhe vlerësimi i  kostove pozitive dhe negative. Favorizon degë të veçantë të sektorëve të caktuar. Renta minerare lidhet me pasurinë kombëtare të cilat shfrytëzohen, janë pasuri të nëntokës dhe nuk gjenerohen më. Nëntoka duhet të ruhet të kemi kujdes kur shqyrtojmë taksa të tilla.

Ervin Bushati: Argumentat e Presidencës kanë të bëjnë me kundërshtimin opozitar, s’ka lidhje me kushtetueshmërinë. Ne i kemi dhënë argumentat kushtetues, kemi sjellë efektet buxhetore. Me gjithë respektin e ftoj Presidencën që mos të kthej çdo ligj të mundshëm se nuk është korrekte.

Korab Lita: Projekti i ardhur nga Presidenca lidhur me taksën minerare është ndryshuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe gjithë palët e interesuara. U vendos dhe u pa e arsyeshme që taksa të hiqej për një vit në industrinë prodhuese e përpunuese. Bushati po bën politikë me këtë. Është më e ndershme të thuhet se projekti i kryeministrisë ishte klientelistë.

Synon që industrinë minerare ta çojnë në një dorë të vetme, e përshëndes kthimin e ligjit nga ana e Presidentit. Unë do votoj kundër këtë variant që ju po mundoni ta çoni deri në fund qokën që po tentoi të bëni ndaj një oligarku.

Edlira Hyseni: Ky ligj zeron rentën vetëm për industrinë përpunuese. Me heqjen e rentës ulen të ardhurat vendore, nuk zerohen. Do e mbështes dekretin me synim që ky ligj të përmirësohet.

Artur Roshi: Presidenti ishte ne te drejtën e tij për ta kthyer, ne jemi në të drejtën tonë për të vendosur. “Oligakët” pa emra, ktu duken. tek vendosja selektive e taksave. Ky projektligj hodhi poshtë deklaratën e kryeministrit se nuk ekzistojnë oligarkët. 

Bledar Dervishaj: Ka shpesh komente politike nga deputetët apo relatorët e projektligjeve me arsyetimin se dekretet e Presidnetit janë politke. Presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin vetëm një herë, shoqëruar me një relacion. Nuk kanë qenë asnjëherë arsyetime politike por kushtetuese. Përveçse kthimit të procesit legjislativ Presidenti i jep edhe një alarm Kuvendit.

Tags: komisioni i ekonomiseligji per taksat kombetarerrezohet dekreti i metes
Previous Post

Rama tallet me programin e PD: Si karakteri i liderit, pa shtyllë kurrizore

Next Post

Europa shton kufizimet e lëvizjeve kundër COVID-19

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
COVID-19

Europa shton kufizimet e lëvizjeve kundër COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.