Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153. Me shumicë votash KAS pranoi anikimin e bërë nga selia blu, duke rikthyer kësisoj në garë kandidatët e skualifikuar.
Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të komisionerit.
Sjellim në vëmendje PD u ankua në KAS pasi KQZ vendosi t’u heqë dhjetëra kandidatë nga lista. PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153.
Kundër vendimit të marrë sot nga KAS mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve.