SHBA- Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të SHBA-së i ka hequr licencën e pilotit një YouTuberi pasi arriti në përfundimin se ai e rrëzoi qëllimisht avionin e tij për hir të fitimit të shikimeve në internet.
Sipas The Guardian, më 24 nëntor 2021, Trevor Jacob po fluturonte mbi pyllin kombëtar Los Padres të Kalifornisë me aeroplanin e tij të vogël me një motor, kur helika e tij ndaloi së punuari.
“Unë jam mbi male dhe … kam një motor jashtë,” tha Jacob në kamerën e tij ndërsa ishte ulur në kabinë. Më pas ai vazhdoi të hidhej nga avioni, duke filmuar veten përpara se të ulej me parashutën e tij në një fushë të hapur.
Jacob e filmoi të gjithë incidentin dhe e ngarkoi në YouTube në një video të titulluar ‘I Crashed My Plane’. Që kur u postua në internet në dhjetor, videoja ka grumbulluar 2.2 milionë shikime.
Më 11 prill, Administrata Federale e Aviacionit përfundoi hetimin e saj mbi incidentin dhe përcaktoi se Jacob e kishte rrëzuar qëllimisht avionin Taylorcraft BL-65.
“Më 24 nëntor 2021, ju treguat mungesë kujdesi, gjykimi dhe përgjegjësie nga duke zgjedhur të hidhesh nga një avion vetëm që të mund të regjistrosh pamjet e rrëzimit,”-tha FAA.
FAA doli në të tilla konkluzione pasi vuri re që Jacob kishte vendosur kamera të shumta në pjesën e jashtme të avionit të tij.
FAA i ka hequr licencën e pilotit Jacob dhe e ka informuar atë në një letër prej gjashtë faqesh se nëse nuk arrin ti dorëzojë certifikatatën menjëherë, do të gjobitet rreth 1,644,00 dollarë, për çdo ditë që nuk e dorëzn certifikatën. Jacob nuk lejohet të riaplikojë për patentën e pilotit për një vit.