• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rritje rekord e çmimit të gazit/ BE: Fajin e ka Rusia

11/10/2021
in Botë
0
Rritje rekord e çmimit të gazit/ BE: Fajin e ka Rusia

BRUKSEL – Shpërthimet e ꞔmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të ꞔmimit të gazit. BE akuzon, se Rusia po e manipulon ꞔmimin e gazit në tregje. Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach bën fjalë për “nivele historikisht të larta” për gazin. Edhe tek konsumatorët europianë është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë.

Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.

Putin: Fajin e ka BE

Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE. Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.1 / 5Nordstream 2

“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”. Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë. Por mungon vetëm leja e vënies  në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e ꞔmimit të gazit në tregje.

Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon ꞔmimin e gazit pë të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2, për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”. Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.

Opsionet e BE

Seele, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë koncernet energjitike, Wintershall Dea dhe OMV, dy nga 5 koncernet që financuan Nordstream2, është shprehur, se “kush do gaz me ꞔmimi të arsyeshëm në shtëpitë gjermane dhe europiane, duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit me Moskën.” Seele kritikon që BE është fokusuar shumë “tek loja e lirë e ofertës dhe kërkesës”. Që nga fillimi i vitit, ꞔmimi i gazit është 10-fishuar në tregjet botërore. Gjermania ka nevojë për 87 miliardë kubik gaz në vit, 55% e tij vjen nga Rusia.

Komisioni Europian pritet që këtë javë të ofrojë plane veprimi. E mundur është që vendet e BE të bashkohen e të blejnë së bashku, ose të paktën të krijojnë rezerva të përbashkëta. Por vendimet e para strategjike pritet të merren në samitin e rregullt të BE. Ekspertët si komisionerja e BE për energjinë, Kadri Simson presin që ꞔmimet e gazit të bien hap pas hapi nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Për situatën aktuale shikohet si përgjegjëse edhe uria energjitike në botë pas krizës së Coronës. Kësaj i shtohet ulja e rezervave të gazit pas një dimri të ftohtë, furnizime të reduktuara me gaz për shkak të punimeve në gazsjellës dhe ulja e prodhimit të gazit në Europë.

Marrë nga DW

Tags: europafusiarritja e cmimi te gazittregjet nderkombetare
Previous Post

Shiu krijon problematika në rrugët e qytetit të Vlorës, disa akse nën ujë

Next Post

VIDEO/ Sherr te shkolla “Çajupi” në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, 4 persona përfundojnë në spital

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
VIDEO/ Sherr te shkolla “Çajupi” në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, 4 persona përfundojnë në spital

VIDEO/ Sherr te shkolla “Çajupi” në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, 4 persona përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.