Policia ka evakuuar disa banorë nga zona e Porto Romanos në Durrës, pasi është raportuar për rrjedhje gazi nga cisterna e një fabrikë.
Mësohet se fabrika që ka pësuar defektin me rrjedhje e gazit është kompania “Elka”. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Raportohet se banorët e zonës janë vënë në alarm dhe se i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet, pasi kjo fabrikë ka paraqitur probleme në të kaluarën.
Ndërsa punonjësit e fabrikës po vazhdojnë aktivitetin e punës, me ekpsrtëtë e thirrur nga kompania që po punojnë për të rregulluar defektin.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.
Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.