• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rrogë 15 mijë euro në muaj, zbulohen të gjitha detajet e transferimit të Malës në Turqi

25/06/2021
in Sport
0
Rrogë 15 mijë euro në muaj, zbulohen të gjitha detajet e transferimit të Malës në Turqi

Esat Mala është largimi i radhës nga Partizani. Mesfushori është shitur te klubi i Giresunsporit në elitën e futbollit turk. “Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka përfituar 100 mijë euro nga ky transferim, ndërsa ka ruajtur 10% të kartonit të lojtarit. Mala ishte pa kontratë dhe ishte lojtar i lirë, por këto 100 mijë euro u paguan për taksën e formimit.

Klubi turk i Girensunsporit u rendit në vendin e dytë sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë turke dhe këtë sezon të ri do të jetë pjesë e elitës. Duke parë dhe ngjitjen një nivel më lart, drejtuesit turq kanë filluar punën për ta përforcuar skuadrën dhe një nga përforcimet e tyre, është pikërisht Esat Mala.

KONTRATA – Njëjtë si Eneo Bitri, që tek Astana në Kazakistan do të përfitojë 12 mijë euro në muaj, edhe Esat Mala ka siguruar kontratën e jetës. Mesfushori nga Prizreni do të përfitojë plot 15 mijë euro në muaj nga kontrata me klubin turk. Duke parë kushtet e kontratës së tij në Turqi, si dhe faktin që klubi i Giresunsporit i pagoi Partizanit 100 mijë euro, kjo marrëveshje ishte fitimprurëse për të dyja palët dhe akordi u arrit. Esat Mala nuk ka qenë ditën e djeshme pjesë e grupit të Partizanit që vazhdon të kryejë përgatitjet në Ohër të Maqedonisë.

STATISTIKAT – Te skuadra e Partizanit Esat Mala ka qenë një ndër më të mirët në tri sezone e gjysmë që ka qenë pjesë e klubit. Që kur iu bashkua “demave të kuq” në janar të 2018-ës, Mala tregoi një formë shumë të mirë dhe ishte një titullar thuajse gjatë gjithë aventurës së tij të kuqe.

Plot 114 ndeshje luajti Mala me fanellën e Partizanit, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar 11 të tjerë. Edhe pse një lojtar shumë luftarak, Mala është ndëshkuar vetëm 10 herë me karton të verdhë, ndërsa kartonin e kuq nuk e njeh aspak. Një lojtar tepër polivalent, që përveçse në mesfushë dhe në sulm, ka mbuluar shpeshherë dhe krahun e djathtë të mbrojtjes, duke sakrifikuar shumë për fanellën e Partizanit.

KOINCIDENCA – Tek ekipi i Giresunsporit ka luajtur më parë sulmuesi i njohur Vedat Muriqi. Por, koincidenca nuk mbaron këtu, pasi si Muriqi, ashtu dhe Esat Mala, janë nga Prizreni i Kosovës.

Aventura e Muriqit dihet, pasi nga Giresunspor luajti më pas me ekipe të mëdha si Fenerbaçe dhe Lacio. Ndoshta dhe për Malën do të jetë një trampolinë për të ardhmen, pasi vetëm në moshën 22-vjeçare, ka mundësinë të shkëlqejë në elitën e futbollit turk dhe pse jo të luajë edhe në ekipe më të mëdha.

Skuadra turke e ka vlerën në “Transfermarkt” plot 10 milionë euro dhe Mala ka shkuar në një ekip ku do të ketë shokë skuadre lojtarë kalibri, si dhe një konkurrencë të madhe për të luajtur si titullar

Tags: futbollgiresunsporlargimi i males drejt turqiseSport
Previous Post

CDC: Vaksinat e Pfizerit dhe Modernës mund të shkaktojnë miokardi

Next Post

Shifra rekord të infektimeve në Brazil / Epiqendra e re e koronavirusit

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
Shifra rekord të infektimeve në Brazil / Epiqendra e re e koronavirusit

Shifra rekord të infektimeve në Brazil / Epiqendra e re e koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.