TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë mëngjes me një video nga Rruga e Arbrit.
Rama shkruan se verën e ardhshme rruga do të jetë e hapur dhe do t’ju bëhet realitet ëndrra të gjithë dibranëve si dhe do zbulojë për tiranasit hapësirat magjike që shtrihen deri në Dibër.
Me këtë video Rama i uron të gjithë ndjekësve të tij javë të mbarë.
‘MIRËMËNGJES. dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë’-shkruan Rama.