• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rruga e gjatë e çlirimit të Gjermanisë nga varësia e gazit rus

01/05/2022
in Botë
0
Rruga e gjatë e çlirimit të Gjermanisë nga varësia e gazit rus

Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj popullsisë civile rritet presioni ndaj Gjermanisë t’i japë fund importeve të naftës dhe gazit nga Rusia. Këto janë kërkesa të kuptueshme, në radhë të parë kur vijnë nga Ukraina. Po aq tronditës është edhe një studim i organizatës Greenpeace, sipas të cilit, Gjermania këtë vit për importin e  gazit dhe naftës duhet t’i paguajë Moskës një shumë rekord prej 32 miliardë. Thirrja e fortë t’i jepet fund kësaj tani dhe këtu ka të drejtën e saj të jehojë dhe do të bëhet me siguri edhe më e fortë.

Por ministri i  Ekonomisë i Të Gjelbërve, Robert Habeck ka të drejtë, kur thotë, se ndërprerja e menjëhershme të gazit në Gjermani mbart rrezikun e prishjes së paqes sociale. Habeck është përpjekur të nxisë furnizimet me gaz nga vende të tjera, nga Katari psh, dhe Norvegjia. Gjermania planifikon ngritjen e terminaleve që të importojë gaz të lëngshëm. Në plan afatgjatë vendi do të zgjerojë masivisht energjitë e rigjenerueshme dhe do të mbështetet tek hidrogjeni si burim energjie i së ardhmes sidomos në industri.

Debate të dhimbshme

Të gjitha këto janë gjërat e duhura dhe është mirë që qeveria nuk e refuzon, sidomos për të Gjelbrit janë debate të dhimbshme, që të flasë edhe për lënien në punë më tej të centraleve atomike. Këtu madje bën pjesë edhe ideja që përmes metodës “fracking” të nxirret gaz edhe në Gjermani. Por të gjitha këto debate kanë një gjë të përbashkët: ato marrin fund shpejt ashtu si filluan. Ajo që mbetet është si edhe më parë varësia e fortë nga importet ruse. Në thelb është rruga e duhur që dalja nga kjo varësi të bëhet hap pas hapi, dhe jo me një hap të madh spektakolar të dhënies fund të furnizimeve ruse nga sot me nesër.

Irrituese është që qeveria nuk ka guximin të marrë disa masa efektive, të vogla, por me efekt që mund të ndihmojnë që tani në kursimin e energjisë. Psh kufizimi i shpejtësisë në autostrada do të ishtë një masë e tillë. E pakuptueshme se pse kjo nuk është bërë me kohë, kur njëkohësisht mjaft ekspertë sigurojnë, që me këtë masë është i mundur kursimi i energjisë në rreth 7%. Këtë masë mund ta vendosësh të kufizuar në kohë. Pse jo. Rëndësi ka që diçka bëhet.

Lamtumira duhet të jetë përfundimtare

Pa harruar se Gjermania duhet të shkëputet nga varësia e gazit dhe naftës ruse përfundimisht. Në ndërtimet e reja nuk duhet të instalohen më sisteme ngrohjeje me gaz, energjitë e rigjenerueshme duhet të zgjerohen masivisht. E gjitha kjo kërkon kohë, shumë kohë. Dhe europianët duhet më në fund të bashkëpunojnë në këtë çështje jo të veprojnë kundër njëri-tjetrit.

Ka disa dekada që qeveria federale flet për kthesën energjitike. Daljen nga energjia atomike, dhënien fund të përdorimit të energjisë së qymyrit, zgjerimin e energjive të rigjenerueshme. Por sidomos në pikën e fundit fjalët nuk u ndoqën nga veprat. Përftimi i energjisë diellore dhe të erës nuk u krye në masën e duhur. Kjo duhet të ndryshojë tani. Procedurat e gjata me vite për miratimin e parqeve eolikë duhet të shkurtohen. Këtë e planifikon qeveria tani, por duhet të tregojë rezultate.

Më mirë të jepen armë të rënda tani

Në plan afatshkurtër, dhe për këtë bëhet fjalë tani, megjithë përpjekjet nuk ka ndonjë alternativë përveç gazit rus. Ky është një konkluzion i tmerrshëm. Nuk duhet t’u besosh të gjitha thirrjeve të Kasandrës nga ekonomia, por një ndalim i menjëhershëm i furnizimeve me gaz, do të kishte pasoja dramatike, ky është realiteti. Deri në vitin 2024 qeveria do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus. Një plan realist. Në vend që të flitet tani për një ndalim të menjëhershëm nga nafta dhe gazi rus, që nuk është i mundur të bëhet, më mirë dhe më e lehtë do të ishte të hiqej dorë nga hezitimi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. Nga një varësi shumëvjeçare nuk çlirohesh dot brenda natës. / Marrë nga Deutsche Welle

Tags: gazi rusgjermaniaukraina
Previous Post

Britney Spears vendos të distancohet nga rrjetet sociale

Next Post

Numri i kartëmonedhave të falsifikuara pësoi rënie vitin e kaluar

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Numri i kartëmonedhave të falsifikuara pësoi rënie vitin e kaluar

Numri i kartëmonedhave të falsifikuara pësoi rënie vitin e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.