• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ruçi uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare

02/05/2021
in Politikë
0
Ruçi uron besimtarët ortodoksë: Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare

Me rastin e Ditës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, uron besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët.

“Me rastin e Festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë: Gëzuar! Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare! 

Triumfi i Ngjalljes së Krishtit ka frymëzuar miliarda njerëz gjatë dy mijëvjeçarëve. I ka ndihmuar ata të luftojnë e fitojnë mbi vdekjen e mëkatin, mbi dhunën e padrejtësinë, mbi frikën dhe pasigurinë, mbi të keqen dhe mëritë midis njerëzve, komuniteteve, racave e kombeve. Gëzimi i festës së Pashkëve rrezaton e lumturon të gjithë besimtarët e qytetarët. Është një shpresë se ata që bien në varfëri mund dhe do të dalin prej saj; ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të lirohen prej tyre; ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato. Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit. Rrezet e dritës largojnë natën dhe sjellin ditën; rrezet e gëzimit paskal largojnë dëshpërimin dhe ringjallin shpresën e besimin.

Por asnjëherë më tepër sesa Pashkët e këtij viti, Ringjallja nuk ka pasur këtë domethënie, shkëlqim e frymëzim për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët.  Sakrificat e kohës së pandemisë na treguan se sa shumë dashuria dhe lumturia njerëzore është e kushtëzuar nga shëndeti i të gjithëve. Na treguan se shëndeti, mirëqenia dhe siguria e çdo njeriu dhe e çdo kombi janë të varura nga ato të kombeve të tjera. Tashmë që dalja nga kjo stinë e vështirë duket më afër, të gjithë kemi mundësi të reflektojmë se fuqia e besimit, solidaritetit, dashurisë, humanizmit është më e madhe se kërcënimi i sëmundjes dhe rreziqeve të saj.

Jeta, e mira, paqja dhe toleranca kanë mundur gjithmonë rrezikun, të keqen, konfliktet dhe urrejtjen. Por këto beteja nuk fitohen vetvetiu. Ato kërkojnë përkushtimin njerëzor, të individëve, komuniteteve, por edhe institucioneve. Jeta njerëzore është mrekullia e universit dhe pandemia na rikujtoi se asaj duhet t’i përkushtohemi të gjithë. Meantitrupat e dashurisë, humanizmit e solidaritetit të luftojmë sëmundjet e shoqërisë, varfërinë, pabarazinë, ndarjet e konfliktet, në çdo formë që ato shfaqen.

Globalizimit të mallrave, shërbimeve, teknologjive dhe ideve, tu përgjigjemi me globalizimin e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit njerëzor.  

Globalizmi i të mirës t’i paraprijë globalizimit të së keqes. Besimin dhe mirëkuptimin fetar ta kthejmë në një vlerë shoqërore, në ndihmë e shërbim të të gjithëve, pavarësisht besimit, pikëpamjeve dhe pasurisë. Ky është  një tjëtër mësim që buron nga gëzimi i Pashkëve”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit,Ruçi.

Tags: albanewsfeata e pashkevegramoz ruciurimi i rucit
Previous Post

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Next Post

Basha uron Ditën e Pashkëve: Drita e ringjalljes i mbushtë vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Basha uron Ditën e Pashkëve: Drita e ringjalljes i mbushtë vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë

Basha uron Ditën e Pashkëve: Drita e ringjalljes i mbushtë vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.