Ushtria ruse ka kërcënuar se do të godasë qendrat komanduese të Ukrainës në kryeqytetin Kiev, nëse trupat ukrainase do të sulmojnë territorin e saj.
“Ne po shohim përpjekjet e trupave ukrainase për të kryer sabotim dhe për të goditur territorin rus”, pohoi Ministria ruse e Mbrojtjes. “Nëse raste të tilla vazhdojnë, forcat e armatosura ruse do të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë edhe Kievin”, shtoi ai. Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulme në territorit të saj duke përfshirë një sulm të supozuar ndaj një baze ajrore muajin e kaluar.