RUSI-Ministria e Jashtme e Rusisë, ka njoftuar sot sanksione kundër 63 zyrtarëve, gazetarëve dhe profesorëve të Japonisë. Sipas mediave të huaja, lista përfshin kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, ministrin e jashtëm Yoshimasa Hayashi dhe ministrin e mbrojtjes Nobuo Kishi, mes zyrtarëve të tjerë. Sanksionet i ndalojnë individët e synuar të hyjnë në Rusi për një kohë të pacaktuar.
Autoritetet ruse thonë se përfshirja e tyre në listën e të sanksionuarve është sepse “janë përfshirë në retorikë të papranueshme kundër Moskës”.