Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas TASS, ka njoftuar një pushim të shkurtër të luftimeve, për t’i dhënë mundësi civilëve të largohen nga Ukraina përmes “korridoreve humanitare”.
Në ditën e 8-të të luftës, forca ushtarake ruse kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë, ndërsa pritet një zgjidhje diplomatike mes dy shteteve. Në orën 13:00 delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë do të takohen në raundin e dytë të negociatave, në rajonin e Brestit të Bjellorusisë, për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm. Ministri i Jashtë rus Sergei Lavrov tha sot para gazetarëve se do të gjendet një zgjidhje. Ndërkohë që Moska ka njoftuar se do të lejojë një pushim lufte për të mundësuar largimin e civilëve.