Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit, ku thotë se qeveria shqiptare bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së.
‘Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.’- shkruan Rama.