• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rusia voton në zgjedhjet parlamentare

17/09/2021
in Botë
0
Rusia voton në zgjedhjet parlamentare

Të lodhur nga koronavirusi, pagat e ngecura, korrupsioni i pakontrolluar, rusët filluan të votojnë të premten në zgjedhjet parlamentare.

Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë.

Zgjedhjet do të zgjasin tri ditë, deri më 19 shtator.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Autoritetet gjithashtu kanë bllokuar nismën Votimi i Zgjuar, e cila mbështetet nga udhëheqësi i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny.

“Është regjimi rus, dhe jo publiku, ai që ka nevojë për zgjedhje”, ka thënë Andrei Kolesnikov, analist në Qendrën Carnegie të Moskës, në një koment në internet.

Sondazhet parazgjedhore nga Qendra e pavarur Levada kanë treguar se shumica e rusëve janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon Duma.

Sondazhet kanë treguar probleme edhe më të thella me Rusinë e Bashkuar, parti që e quan veten të pavarur, por që në fakt është e lidhur ngushtë me udhëzimet nga Kremlini dhe administrata e fuqishme presidenciale. Rusia e Bashkuar ka shumicën në Dumën e Shtetit, por popullariteti i saj është aktualisht më i ulëti në gati dy dekadat e ekzistencës së saj.

Edhe sondazhi shtetëror VTsIOM ka zbuluar se mbështetja për Rusinë e Bashkuar sillet në rreth 29 për qind. Për dallim, presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nuk është anëtar i partisë, ruan popullaritet të gjerë dhe nuk ka rival të mirëfilltë politik.

Megjithatë, popullariteti i tij ka rënë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të reformës së përgjithshme të pensioneve, të miratuar pas rizgjedhjes së tij në vitin 2018, dhe perceptimeve për nivele të larta të korrupsionit në Qeveri.

Pagat kanë ngecur për një pjesë të madhe të popullsisë, ndërsa ekonomia lufton me sanksionet ekonomike nga Perëndimi, taksat e larta dhe inflacionin në rritje.

“Llogaris në pozicionin tuaj qytetar, të përgjegjshëm, të ekuilibruar dhe patriotik”, ka thënë Putin në një video-adresim, të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit në prag të votimeve.

Përveç Rusisë së Bashkuar, edhe tri parti të tjera kanë aktualisht ulëse në Dumën e Shtetit. Më e fuqishmja është Partia Komuniste. Dy të tjerat janë: Partia Liberale Demokratike e Rusisë dhe partia Një Rusi e Drejtë.

Të tria thonë se janë në kundërshtim me Rusinë e Bashkuar, por, në realitet, ato rrallë votojnë kundër iniciativave të shumicës ose atyre që lobon në mënyrë eksplicite Kremlini.

Vlerësimet e dobëta në sondazhe për Rusinë e Bashkuar paraqesin sfidë për këshilltarët e politikës së brendshme të Kremlinit, të cilët kanë frikë se partia mund të humbasë shumicën. Humbja e shumicës së madhe mund ta bëjë më të vështirë për Dumën që të kalojë legjislacione të mëdha, të tilla si ndryshimet kushtetuese.

Kjo do t’i komplikonte potencialisht zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, kur mandati aktual i Putinit është i planifikuar të përfundojë. Vitin e kaluar, Duma ka miratuar ndryshime kushtetuese që i hapin derë Putinit të qëndrojë në pushtet përtej vitit 2024, por ai nuk ka treguar nëse do ta bëjë një gjë të tillë./REL

Tags: rusizgjedhjet parlamentare
Previous Post

Kthjellime dhe vranësira, si paraqiten temperaturat ditën e sotme?

Next Post

“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.