• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sa i rrezikshëm është Tik Tok dhe pse SHBA e ka quajtur kërcënim kombëtar?

25/05/2022
in Teknologji
0
Sa i rrezikshëm është Tik Tok dhe pse SHBA e ka quajtur kërcënim kombëtar?

Në vitin 2018, një aplikacion i ri doli në treg me emrin Tik Tok.

Fillimisht ai nuk u mor shumë seriozisht, duke u parë thjesht si një tjetër aplikacion i ndjekur nga adoleshentë që shpenzonin orë të tëra duke bërë video me koreografi të çuditshme dhe shpesh herë qesharake.

Por, ky model biznesi do t’i habiste të gjithë duke u kthyer në aplikacionin më të shkarkuar në botë në fare pak muaj.

Videot e shkurtra dhe mundësia për të kaluar nga njëra tek tjetra me një lëvizje të thjeshtë të dorës, ka mbërthyer miliona njerëz nga e gjithë bota me një fuqi që shumë sociologë e kanë quajtur të ‘mbinatyrshme’. Arsyeja përse ky aplikacion është kaq i pa-rezistueshëm sidomos për moshat e reja e ka origjinën në Lindjen e Largët, pikërisht në qytetin e Pekinit në Kinë.

Kompania ByteDance u themelua nga Zhang Yiming në vitin 2016, dhe qëllimi i saj fillestar ka qenë krijimi i një platforme me lajmet kryesore të cilat do të selektoheshin dhe ofroheshin për përdoruesit sipas temave që i interesonin më shumë. Por sigurisht, duke qenë se ky aplikacion u krijua në Kinë, censura dhe bllokimi i informacioneve që shkonin kundër agjendës së qeverisë, dominonin dhe arriheshin me anë të një bashkëpunimi të ngushtë mes Yiming dhe partisë komuniste kineze.

CEO i ByteDance dhe Tik Tok / Zhang Yiming

Në të njëjtën kohë, ky aplikacion nisi të përdorte disa nga teknologjitë më të avancuar të AI (Inteligjencës Artificiale), e cila është kthyer prej vitesh në një mani të qeverisë kineze dhe qëllimeve të saj për të arritur dominimin global.

Ky aplikacion nisi të mblidhte të dhëna sensitive për përdoruesit nga vendndodhja, kërkimet e tyre në web, mesazhet, e deri tek njohja e fytyrës e cila në kombinim me sistemin e kamerave të panumërta që janë instaluar në Kinë prej vitesh, e kanë kthyer atë në shtetin më të survejuar në botë ku për punë sekondash, edhe njerëzit që po kalojnë në rrugën më të zënë, mund të identifikohen dhe profilizohen lehtësisht.

Foto e programit të njohjes së fytyrës (Facial Recognition) në Kinë

Kjo lloj kompanie me këtë lloj aftësie dhe teknologjie, më vonë u shndërrua në atë që ne njohim sot si – Tik Tok.

Në vitin 2020, ishte pikërisht ish-presidenti amerikan Donald Trump i cili bëri thirrje për ndalimin e Tik Tok – duke e quajtur atë një kërcënim të madh ndaj sigurisë së shtetit amerikan.

Por Tik Tok nuk është i vetmi rrjet social që grumbullon të dhëna dhe informacione personale nga telefonat celularë të përdoruesve.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë rrjete të tjera përfshi Facebook – themeluesit të të cilit, Mark Zuckerberg, i është dashur të dalë shpesh para Kongresit Amerikan për t’u përballur me akuza të shumta rreth shkeljes së privatësisë.

Por problemi me Tik Tok qëndron pikërisht në origjinën e tij – Republikën Popullore të Kinës.

Presidenti i Kinës Xi Jinping / Foto: REUTERS

Së fundmi, Partia Komuniste Kineze ka miratuar Ligjin e Inteligjencës Kombëtare i cili i detyron të gjithë qytetarët dhe kompanitë kinezë që të ndajnë më qeverinë çdo lloj informacioni apo inteligjence që ka interes për vendin dhe në të njëjtën kohë të mbajnë sekret bashkëpunimet e tyre me qeverinë.

Kjo i ka kthyer të gjithë kinezët në ‘agjentë sekretë’ dhe është pikërisht ky ligj i cili detyron kompanitë si Tik Tok të ndajnë me Partinë Komuniste çdo lloj informacioni apo të dhëne personale rreth përdoruesve.

Ja pse Tik Tok nuk është aq i pafajshëm sa duket.

Dhe kjo nuk është as arsyeja e vetme pse Tik Tok po shihet gjithnjë e më shumë me skepticizëm nga shtetet perëndimore.

Suksesi i këtyre lloj aplikacionesh qëndron pikërisht në përdorimin e algoritmeve të cilat gjenerojnë – në bazë të kërkimeve të përdoruesit – video apo përmbajtje të cilat mund t’i interesojnë atyre.

Shëndeti mendor

Kjo marrëdhënie interaktive mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale ka benfitet e veta, pasi në një farë mënyrë, duke analizuar kërkimet që ne bëjmë në web, ky algoritëm arrin në përfundime rreth interesave tona dhe asaj që në na pëlqen dhe anasjelltas, ama kjo lloj forme e teknologjisë së avancuar e kombinuar me qëllimin e vetëm për të maksimizuar përfitimet mendohet se mund të ketë një efekt të parikuperueshëm për njerëzimin.

Si fillim, vëmendja dhe aftësia për t’u përqendruar tek fëmijët, të rinjtë por dhe të rriturit, është provuar të jetë ulur në mënyrë drastike vitet e fundit.

Numri i çrregullimeve të shëndetit mendor që shkaktojnë defiçenca në mësim, memorie dhe përqendrim tek fëmijët është gjithashtu në rritje.

Varësia

Hormoni i çliruar në momentin që dikush përdor rrjetet sociale është dopamina – i njëjti hormon i cili çlirohet kur ne bëjmë një arritje në jetë, korrim sukses dhe ndjejmë vetëkënaqësi.

E njëjta kënaqësi sipas psikologëve është krahasuar me përmbushjen që përdoruesit ndjejnë, në momentin që ulen për të parë me orë të tëra njërën video pas tjetrës.

Varësia ndaj rrjeteve sociale është njohur tashmë zyrtarisht si një sëmundje që po prek miliona njerëz rreth botës dhe efektet që do të ketë tek brezat fare të rinj të cilët praktikisht kanë lindur në epokën e rrjeteve sociale dhe nuk e kanë njohur kurrë një botë pa to, do të jenë shumë problematike.

Shembuj të videove në Tik Tok

Ri-programimi i trurit

Një tjetër shqetësim është fenomeni i ‘ri-programimit të trurit’ që mund të jetë duke ndodhur në masë mes njerëzve.

Rreziku parësor sigurisht është varësia dhe mungesa e vetëkontrollit që imponohet nga përdorimi i këtyre aplikacioneve. Një varësi, për të cilën ende nuk dihet nëse mund të ketë një kurë.

Nëse sjellim ndërmend shprehjen e famshme ‘forca e zakonit’ apo edhe atë që përdoret shpesh nga gurut e biznesit dhe të jetuarit shëndetshëm – që ‘njerëzit janë produkti i zakoneve të tyre’  – realiteti i  këtyre aplikacioneve bëhet gjithnjë e më i zymtë.

Një nga aftësitë më të përfolura të Inteligjencës Artificiale është mundësia për të bërë parashikime në bazë të llogaritjeve dhe veprimeve të përsëritura.

Dhe duke e ditur mirë çfarë ne duam dhe çfarë nuk duam, çfarë na pëlqen dhe çfarë nuk na pëlqen,  këto algoritme kanë fuqinë të na njohin mbase më mirë nga çnjohim veten dhe të na mbajnë të mbërthyer pas ofertave të panumërta në ekran.

Në këto raste, të vjen ndërmend shprehja e famshme e skulptorit dhe artistit amerikan Richard Serra, ‘Nëse nuk po paguan, ti je produkti’.

Mbase është ende herët për të menduar për efektet që këto aplikacione do të kenë në të ardhmen dhe është e vërtetë që efektet pozitive që ato kanë sjellë janë të shumta.

Por duke marrë parasysh, problemet me privatësinë, shitjen e mundshëm të të dhënave tona personale dhe varësisë që shkaktohet prej tyre, mbase është koha që të gjithë të vendosim të kemi më shumë vetëkontroll dhe të aplikojmë sado pak vullnet të lirë, duke e ri-programuar trurin tonë në mënyrë që të jemi ne ata që i përdorim dhe i kemi nën kontroll këto aplikacione, jo e kundërta.

Tags: shbatik tok bote
Previous Post

Gjykata ruse lë në fuqi dënimin me 9 vjet burg për Alexei Navalny

Next Post

Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

Related Posts

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

24/12/2022
WhatsApp

Risia e fundit nga WhatsApp/ Përdoruesit kanë mundësi të nisin mesazhe ‘sekrete’ vetes

03/12/2022
Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

05/11/2022
Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

01/11/2022
Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

29/10/2022
Next Post
Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.