• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha

29/08/2021
in Këshilla
0
Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha

A e gjeni ndonjëherë veten duke dremitur në tryezën tuaj të punës, edhe pas asaj që mendonim se ishte një pushim optimal pas një gjumi të mirë gjatë natës së kaluar? Atëherë ndoshta do të bëni të njëjtën pyetje si shumë të tjerë: Sa orë gjumë duhet të fle?

Përgjigja nuk është aq e thjeshtë, thotë dr.Raxh Dasgupta, asistent/profesor i mjekësisë klinike në divizionin e mjekësisë pulmonare, terapisë intensive dhe gjumit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

“Nevojat për gjumë janë shumë të individualizuara, por rekomandimi i përgjithshëm është të flini 7-9 orë gjumë në natë. Por rekomandimet ndryshojnë kur njerëzit plaken.“Nevojat për gjumë ndryshojnë gjatë jetës”- thotë Kristina Çik, një studiuese në psikiatri dhe shkencat e sjelljes në Universitetin e Stenfordit.

Udhëzimet mbi gjumin nga CDC-ja amerikane

Të rriturit duhet të flenë të paktën 7 orë në natë, por sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 1 në 3 persona nuk e bëjnë këtë. Dhe një gjumë i pamjaftueshëm lidhet me pasoja afatgjata shëndetësore negative, siç janë rreziku më i lartë i sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, mbipesha dhe demenca.

Sipas një studimi të fundit në një periudhë afatshkurtër, edhe një ditë pa gjumë mund të dëmtojë mirëqenien tuaj fizike. Dasgupta thonë se njerëzit që bëjnë një gjumë të keq mund të jenë të predispozuar ndaj sëmundjeve të tilla si ankthi, depresioni dhe çrregullimi bipolar.

Në vitin e parë të jetës, foshnjat mund të flenë 17-20 orë në ditë. Ndërkohë foshnjat 4 deri në 12 muaj kanë nevojë për 12-16 orë gjumë, duke përfshirë dremitjet. Pastaj fëmijët e vegjël, midis moshës 1 dhe 3 vjeç, duhet të bëjnë 11-14 orë gjumë, thotë Dr.Banu Kola, profesor i asociuar i psikiatrisë dhe psikologjisë në Klinikën Majo.

Fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet të flenë nga 10-13 orë, dhe ata nga mosha 6- 12 vjeç, duhet të flenë nëntë deri në 12 orë. Ndërkohë adoleshentët duhet të flenë 8-10orë gjumë. Ky rekomandim ka ndezur një debat vitet e fundit mbi orën se kur duhet të nisë mësimi në shkolla në mëngjes.

Dasgupta dhe Kola bien dakord se 7-9 orë gjumë është më e mira për të rriturit, edhe pse të moshuarit mund të jenë më të aftë në përballimin e disa privimeve të gjumit. Ndërkohë të rriturit e rinj mund të kenë nevojë rregullisht për 9 orë gjumë pasi truri i tyre është ende në zhvillim, thotë Çik.

Ndërkohë të rriturit e çdo moshe mund të kenë nevojë për 9 ose më shumë orë gjumë kur po rimëkëmben nga një dëmtim, sëmundje apo kur rikuperojnë orët e humbura të gjumit. Kola thotë se ekzistojnë edhe “variante natyrore”, duke iu referuar disa njerëzve që kërkojnë më shumë se 10 orë gjumë dhe të tjerëve që bëjnë më pak se 4 orë dhe që funksionojnë normalisht.

Si ta përmirësoni gjumin tuaj

Nuk po flini mjaftueshëm? Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta zgjidhur këtë problem:

  1. Krijoni një rutinë të gjumit

Mundohuni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Dasgupta thotë se ju mund të mbani edhe një ditar për të regjistruar orët kur flini dhe sa shpesh zgjoheni gjatë natës. Në këtë mënyrë mund të keni një ide të qartë se çfarë funksionon për ju. Po ashtu duhet të siguroheni që dhoma juaj të jetë e errët, e freskët dhe e rehatshme.

  1. Fikni pajisjet elektronike

Bëjeni këtë sa më shpejt të jetë e mundur para gjumit, thekson Çik, pasi ekspozimi ndaj dritës mund të ndikojë në ciklin e gjumit-zgjimit që ka trupi tuaj.“Sidomos nëse synoni të flini më herët, është e rëndësishme të ekspozoheni ndaj dritës natyrore në mëngjes herët,dhe të kufizoni ekspozimin ndaj dritës në orët para gjumit. Pajisjet elektronike imitojnë gjatësitë e valës së rrezeve të diellit, duke bërë që trupi juaj të qëndrojë zgjuar”- tha ai.

  1. Provoni teknikat e meditimit

Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë, meditimit dhe joga gjithashtu, mund të ndihmojnë për një gjumë cilësor thekson Çik. Studimi i saj i fundit tregoi se meditimi i ndihmoi fëmijët të flinin mbi 1 orë më shumë në natë.

  1. Krijoni zakone të mira të ushqimit dhe ushtrimeve fizike

Një ushqyerje e shëndetshme dhe ruajtja e një regjimi të përditshëm të ushtrimeve fizike mund të krijojë kushtet për një gjumë më të mirë gjatë natës, thotë Dasgupta.“Ushtrimet fizike e reduktojnë stresin, dhe ndihmojnë në rritjen e dëshirës për të fjetur natën”- theksoi ai. / CNN – Bota.al

Tags: moshaore gjumipushim
Previous Post

Gjermania mungesa të theksuara për profesionistë: Duhen 400.000 emigrantë në vit!

Next Post

Mbi 4.4 milionë të vdekur nga COVID në mbarë botën, SHBA vendi me numrin më të lartë të viktimave

Related Posts

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

22/10/2022
Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

08/10/2022
Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

09/07/2022
Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

02/07/2022
Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

05/06/2022
Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

22/05/2022
Next Post
COVID-19 në Brazil/ Mbi 2 mijë viktima në 24 orët e fundit

Mbi 4.4 milionë të vdekur nga COVID në mbarë botën, SHBA vendi me numrin më të lartë të viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.