Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas marrjes së lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.
Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjarët e ish-deputetit dhe dhimbjen për humbjen e hershme të mikut dhe kolegut Bello.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!
Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!
Ngushëllimet më të ndjera!
Përherë i paharruar në kujtimet tona!
LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!