Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të votojë kundër zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.
“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Të dy qeverisin. Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv, që shoqërohet me shkelje ligjore dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Rama me ndihmën e Soros dhe që u përdor për spastrime krahinore të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqërua shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë shqiptarët”, tha Sali Berisha.