Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë vendimin e tij përfundimtar për futjen në Parlament. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se më datë 10 ai do të jetë në sallën e Kuvendit bashkë me deputetët e tjerë.
Sipas ish-kryeministrit, mandati nuk është i politikanit, por i Kuvendit dhe se braktisja e tij do të thotë që të mos zbatosh sovranitetin e popullit që të ka bvotuar.
“Unë nuk fshihem prapa mandatit, nuk fshihem prapa sovranitetit. Sovraniteti i vendit është shprehur nga zgjedhësit me votë. Në asnjë lloj rrethane nuk mund ta shkelmoj sovranitetin e shqiptarëve. Mandati është i Parlamentit. Unë me aktin tim nuk bëj asgjë tjetër veçse i nënshtrohem sovranitetit, nuk mund të ketë tërheqje,”- tha Berisha.