TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë bërë sot në prezantimin e programit “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji shkruan se rinia është larguar nga vendi për të mos u ndier të përbuzur nga qeveria dhe nga kryeministri. Sipas tij, më 25 prill Lulzim Basha do të bëjë ndryshimin.
Shkrimi i plotë:
8 vitet e Edi Ramës në pushtet do të mbahen mend për ikjen masive të rinisë dhe të shtresës së mesme. Kjo është vdekja e vërtetë klinike që pësoi vendi keto 8 vjet. Rinia iku për të mos u ndier e përbuzur në vendin e vet, nga qeveria e vet, profesionistët ikën për të mos u ndierë të poshtëruar nga një kryeministër që zgjodhi të qeverisë me të paaftë, kriminelë, me trafikantët e drogës, të vajzave e grave, me llumin e shoqërisë!Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin! Do risjellim shpresën dhe besimin se ky vend bëhet! Mjafton një kryeministër si Lulzim Basha dhe qeverisje njerëzore dhe me plan për të drejtuar reformat që na duhen. Në 25 Prill, Edi Rama humb, Shqipëria fiton” shkruan Salianji në një postim në facebook.