E ftuar në Goca e Gra, Sara Hoxha foli edhe për Dua Lipën, e cila ka qenë e dashura e Ledrit. Pas takimit dhe fotove me Duan, Sara tha se ka pasur njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe nga ata që e kanë kritikuar se si mund ta takonte.
“Dua Lipa ishte shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht sepse donin të takonin Poin. Për faktin që Dua Lipa ka qenë e dashura Ledrit dhe që unë e takova, aq veta sa më kanë thënë që ke bërë mirë, aq edhe më kanë kritikuar duke më thënë si mund ta takoje. Unë s’e kuptoj ku qëndron problemi. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo ndonjë tjetër. I jap dorën për këtë. Është një pikë më shumë për të,” -tha Sara.
Sara e ka treguar edhe më parë se ka raport të mirë me ish të dashurat e Ledrit, si me Duan, edhe me Dafinën.