Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka mirautar programin e qeverisë “Rama 3” pas një seance maratonë ditën e djeshme.
Seanca plenare filloi prej orës 10:00 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në fund të kësaj séance, kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri të ditur rezultatin e votimeve.
Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.
Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme pikat ku do të fokusohet puna e qeverisë “Rama 3”. Në seancën që u zhvillua pasdite, u ndërpre disa herë pasi opozita kërkoi praninë e kreut të qeverisë i cili ishte larguar nga Kuvendi.